• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tërmeti në Mal të Zi është ndjerë edhe në pjesët veriore dhe jugperëndimore të vendit

Tërmeti në Mal të Zi është ndjerë edhe në pjesët veriore dhe jugperëndimore të vendit

Shkup, 14 mars 2024 (MIA) - Tërmet me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës sizmologjike evropiane-mesdhetare është ndjerë në orët e hershme të mëngjesit në Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë, Ohër, Strugë dhe Resnjë, ndërsa me intensitet prej III ballë në Shkupë, Kumanovë dhe Veles.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 247 kilometra në veriperëndim të Shkupit, në Malin e Zi, me magnitudën lokale të Rihterit ML5.3, kumtoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.

Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon Observatori, tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha materiale. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR