Tërmet me një magnitudë prej 4.8 është regjistruar në gadishullin grek të Peloponezit
- Tërmet me një magnitudë prej 4.8 është regjistruar herët në mëngjes në pjesën lindore të gadishullit grek të Peloponezit, sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:18, 16 janar, 2024
Athinë, 16 janar 2024 (MIA) - Tërmet me një magnitudë prej 4.8 është regjistruar herët në mëngjes në pjesën lindore të gadishullit grek të Peloponezit, sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Epiqendra ka qenë në zonën detare në verilindje të qytetit të Leonidios, ndërsa tërmeti është ndjerë edhe në Athinë.
Tani për tani nuk ka informcione për të lënduar apo dëm material.
Profesori dhe kryetar i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes nga Tërmetet, Eftimios Lekas tha për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA se tha se ende herët për të thënë nëse ishte tërmeti kryesor.