• e hënë, 23 dhjetor 2024

Orbani: SHBA-ja e udhëhequr nga Trampi do ta braktisë luftën në Ukrainë

Orbani: SHBA-ja e udhëhequr nga Trampi do ta braktisë luftën në Ukrainë

 Budapest, 8 nëntor 2024 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur të udhëhiqen nga Donald Trampi, do ta "braktisë" konfliktin në Ukrainë, ndërsa Evropa vetë nuk mund ta financojë Kievin në këtë luftë, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orbani. 

"Amerikanët do ta braktisin këtë luftë, mbi të gjitha nuk do nxisin konflikt", deklaroi Orbani për radion shtetërore para vazhdimit të samitit joformal të liderëve të BE-së në Budapest.

 Ai shtoi se Evropa nuk mundet e vetme ta financojë Ukrainën edhe pse, siç theksoi "disa ende dëshirojnë të vazhdojnë të dërgojnë shuma të mëdha parash në këtë luftë të humbur". 

 Orbani shtoi se ka edhe "prej atyre që heshtin" dhe se "është rritur numri i atyre të cilët me kujdes thonë se nevojitet përshtatja me situatën e re".

 Kryeministri i Hungarisë dje në hapjen e samitit dyditor të Komitetit Politik Evropian në Budapest deklaroi se duhet të gjendet mënyra për kthimin e paqes në Evropë. 

 Ai theksoi se në samit do të bisedohet për sfidat e sigurisë me të cilat përballet Evropa, ndërsa disa nga çështjet do të përfshihen  edhe si Evropa mundë të ndërmarrë përgjegjësi të mëdha për sigurinë dhe paqen e tyre në të ardhmen, si kontinenti të jetë më i suksesshëm në zbatimin e interesit të tij dhe të bëhet lojtar vendimtar në diskutimet dhe zhvillimet që do të vendosin për të ardhmen e tij.

 Në samitin në Budapest marrin pjesë 47 shefa të shteteve dhe qeveri të vendeve të BE-së, kandidatët për anëtarësim dhe vendet e tjera të cilat kufizohen me BE-në. qa

Foto: X

 

QËNDRONI TË LIDHUR