• e martë, 24 dhjetor 2024

Shpigel: Ministri gjerman i Ekonomisë, Rober Habek ka synim të kandidojë për kancelar

Shpigel: Ministri gjerman i Ekonomisë, Rober Habek ka synim të kandidojë për kancelar

 Berlin, 8 nëntor 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habek pritet ta shpallë synimin e tij për t'u kandiduar për kancelar nga radhët e të Gjelbërve, njoftoi magazina gjermane Shpigel, duke thirrur në burime partiake. 

 Habeku dje pas pesë vitesh u kthye në platformën X dhe publikoi një video të shkurtër në të cilën shihet se si mban një byzylyk që thotë 'epoka e kancelarit'.

 "Koalicioni i semaforëve" qeverisës gjerman, në të cilin "të Gjelbrit", lideri i cili është pikërisht Habeku, prej pardje më nuk ekziston. Pasi liberalët e Kristian Lindner e braktisën qeverinë për momentin në opinionin politik gjerman, tema kryesore politike është se kur do të caktohet votëbesimi ndaj qeverisë së kryeministrit Olaf Sholc. Kancelari paraljmëroi se kjo do të ndodhë më 15 maj, ndërsa pas rënies së sigurt të qeverisë, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin në fund të marsit.

 Nga ana tjetër, lideri i kristiandemokratëve CDU, partia më e madhe dhe opozitare dhe aktualisht më popullore në vend, Fridrih Merc, të cilin të gjithë e shohin si kancelarin e ardhshëm gjerman, insiston në afate të shpejta - votëbesimi në fillim të javës së ardhshme dhe zgjedhje deri në fund të vitit.

 Për të vendimi i Sholcit për shtyrjen e votimit deri në janar 2025 është "i papërgjegjshëm" qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR