Tërmet prej 6,2 ballë sipas Rihterit ka goditur Stambollin
- Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur sot rajonin e Stambollit, njoftuan mediat turke, duke iu referuar raportit të Drejtorisë për Menaxhim me Katastrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD).
- Post By Melahat Baftija
- 12:37, 23 prill, 2025

Ankara, 23 prill 2025 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,2 ballë sipas shkallës Rihter e ka goditur sot rajonin e Stambollit, njoftuan mediat turke, duke iu referuar raportit të Drejtorisë për Menaxhim me Katastrofa dhe Gjendje të Jashtëzakonshme (AFAD).
Tërmeti ka ndodhur në ora 12:49 sipas orës lokale, pasi që në lokacionin e njejtë në ora 12.13 është regjistruar një tërmet prej 3,9 ballë.
Siç theksohet, epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej 12 kilometrave, në Detin Marmara, në perëndim të Bosforit.
Tërmeti ka shkaktuar panikë tek popullata lokale në Stamboll. Shumë prej tyre i kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe vendet e punës. mb/
Foto: MIA