• e hënë, 16 qershor 2025

Rama dhe Rute biseduan për fuqizimin e rolit të Shqipërisë në NATO

Rama dhe Rute biseduan për fuqizimin e rolit të Shqipërisë në NATO

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) – Kryeministri shqiptar Edi Rama sot u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, i cili është në Tiranë në kuadër të Samitit të Bashkësisë Politike Evropiane. 

Rama shpërndau xhirime nga takimi në kabinetin e tij në rrjetet sociale, duke publikuar se janë përqendruar në fuqizim të mëtutjeshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontribut aktiv të këtij vendi në NATO. 

“Kisha kënaqësinë ta pres sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, me të cilin biseduam për fuqizimin e mëtutjeshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO”, shkroi Rama. 

Nikoqiri i Samitit, kryeministri Edi Rama, do të mbajë takime dypalëshe gjatë ditës me 10 nga personalitetet që marrin pjesë në këtë samit, do t’i përshëndesë me dorë të gjithë liderët e ftuar në Samiti, me të cilët do të bëjë edhe fotografi familjare. fc/

Foto: Rama në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR