• e premte, 05 dhjetor 2025

Irani sot në Stamboll do të bisedojë për programin e tij bërthamor me përfaqësues të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë

Irani sot në Stamboll do të bisedojë për programin e tij bërthamor me përfaqësues të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë

Stamboll, 16 maj 2025 (MIA) - Pritet që Irani sot në Turqi të mbajë bisedime për programin e tij bërthamor me përfaqësues të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, paralelisht me negociatat me Uashingtonin në temën e njejtë, raportojnë mediat franceze. 

Së bashku me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në, "treshja" evropiane (gjithashtu e njohur si E3) mori pjesë në bisedimet për marrëveshjen historike bërthamore me Iranin në vitin 2015, që siguroi një kornizë për aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura ndaj vendit.

Marrëveshja u bë praktikisht e pavlefshme, pasi SHBA-ja vendosi në mënyrë të njëanshme të tërhiqej prej saj në vitin 2018, gjatë mandatit të parë presidencial të Donald Trampit. 

Trampi, i cili ka ushtruar presion mbi Iranin për të negociuar për një marrëveshje të re që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, dje deklaroi se Uashingtoni dhe Teherani janë afër arritjes së atij qëllimi. 

Sipas shefit të diplomaciosë iraniane, Abas Aragçi, pritet që bisedimet e sotme në Stamboll të jenë në nivel të zëvendësministrave të Punëve të Jashtme. qa/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR