• e enjte, 05 shtator 2024

Të shtëna në një autostradë në SHBA: Gjashtë të plagosur, i dyshuari është arrestuar

Të shtëna në një autostradë në SHBA: Gjashtë të plagosur, i dyshuari është arrestuar

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë persona janë plagosur nga të shtënat jo selektive në autostradën "Interstejt 5" në afërsi të Sietli të SHBA-së.  

Sipas raportit të mediave, i dyshuari është arrestuar pasi shtatë automjete ishin goditur nga plumbat. 

Dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Policia nuk ka dhënë më shumë informacione për motivin e mundshëm të sulmuesit. 

Sipas të dhënave, ky është rasti i 37-të i të shtënave në qarkun e King Kauntit këtë vit, ndërsa në shtetin e Uashingtonit janë regjistruar 57 incidente të tilla. qa/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR