• e premte, 27 shtator 2024

Të rreme alarmet për mjete shpërthyese të vendosura në 120 shkolla të Shkupit

Të rreme alarmet për mjete shpërthyese të vendosura në 120 shkolla të Shkupit

Shkup, 1 mars 2023 (MIA) - Pas të gjitha kontrolleve të bëra në lidhje me alarmet e sotme për gjoja mjete shpërthyese të vendosura në 120 shkolla në Shkup është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme, njoftoi sonte Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Menjëherë pas alarmeve të pranuara, nga nëpunës të policisë janë marrë masa dhe aktivitete adekuate, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konfirmuar se bëhet fjalë për alarme të rreme", bëhet e ditur në kumtesë. 

Gjatë ditëve të kaluara në adresat elektronike të disa shkollave fillore dhe të mesme në Shkup dhe Prilep janë dërguar kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura, për çka Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që në ato shkolla ku ka njoftime për bomba, mësimi të zhvillohet onllajn. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR