• e diel, 22 dhjetor 2024

Të punësuarit në bibliotekën "Koço Racin" - Tetovë nuk pajtohen me zhvendosjen e propozuar

Të punësuarit në bibliotekën

Tetovë, 13 shtator 2023 (MIA) - Punonjësit në IK Biblioteka "Koço Racin"-Tetovë e demantojnë ministren e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska se janë pajtuar që të zhvendosen në objektin e ri. Ata theksojnë sërish se janë udhëzuar nga Ministria që të kalojnë në ambiente më të vogla.

"Pas deklaratës së ministres të Kulturës, IK Biblioteka "Koço Racin"-Tetovë demanton se kinse jemi marrë vesh për zhvendosjen e Bibliotekës në objektin e ri, aq më tepër që Ministria e Kulturës asnjëherë nuk na ka dërguar njoftim me shkrim për të kërkuar mendimin tonë për zhvendosjen. Përkundrazi, punonjësit dhe Bordi Drejtues janë të të njëjtit mendim se ambientet ku duhet të lëvizim janë në kushte më të këqija se ato aktuale dhe nuk i plotësojnë kushtet për funksionimin normal të bibliotekës. Gjithashtu, lokalet ku është planifikuar zhvendosja janë më të vogla se sa ato aktuale", thuhet në njoftimin e punonjësve të bibliotekës "Koço Racin".

Ministrja tha dje se po kalon nga 460 metra katrorë në 460 metra të tjera, por biblioteka thekson se deri më tani kanë pasur 156 metra katrorë dhe po marrin dhoma të reja me 148 metra katrorë, 13 prej të cilave korridore.

Sipas njohurive të punonjësve, Qeveria kërkon që vendin nga biblioteka t'ia lëshojë Delegacionit të Bashkimit Evropian. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR