• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të punësuarit e Filarmonisë në protestë para Qeverisë

Të punësuarit e Filarmonisë në protestë para Qeverisë

Shkup, 19 maj 2023 (MIA) - Me interpretimin e një prej veprave nga Gligor Smokvarski sot, të punësuarit në Filarmoninë e Maqedonisë së vendit mbajtën protestë para Qeverisë, për shkak të vendimit që Orkestra e sapoformuar e xhazit të vendoset në objektin e këtij institucioni.

Kryetari i Sindikatës së Filarmonisë, Vlladimir Llazarevski në protestë bëri thirrje për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski për tejkalim sa më të shpejtë të këtij problemi.

Фото/ МИА

Sipas Llazarevski, Filarmonia pa nevojë është vënë në situatë e cila duhet të tejkalohet dhe bëjnë thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë.

"Përkujtojmë se edhe krahas njoftimit të Ministrisë së Kulturës se punojnë intensivisht në problemin me vendosjen e Orkestrës së sapoformuar të xhazit në Filarmoni, deri në këtë moment nuk e kanë zgjidhur problemin, përkatësisht vendimi i Qeverisë për ta ndryshuar vend-ndodhjen, nuk ka ndryshuar. Prandaj, i bëjmë thirrje edhe kryeministrit të përfshihet në zgjidhjen e këtij problemi dhe në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë të angazhohet për ndryshim të adresës së institucionit të sapoformuar", shtoi Llazarevski.

Фото/ МИА

Ai përkujtoi se IN Filarmonia është orkestra e parë dhe e vetme në vend.

"IN Filarmonia është orkestra e parë dhe e vetme simfonike në vend. e me atë edhe reprezentuesja e vetme e krijimtarisë simfonike në skenën muzikore të vendit. Orkestra është formuar më 24 nëntor të vitit 1944, vetëm 11 ditë pas çlirimit të Shkupit. Kërkojmë që shteti të na mbrojë dhe me atë të ttregojë në vepër se e respekton dhe çmon traditën dhe kulturën e vet", shtoi Llazarevski. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR