• e hënë, 08 korrik 2024

Të premten fazë portokalli, temperatura mbi 40 gradë celsius dhe UV indeks 10

Të premten fazë portokalli, temperatura mbi 40 gradë celsius dhe UV indeks 10

Shkup, 12 korrik 2023 (MIA) - Moti nesër do të jetë shumë i nxehtë në gjithë vendin, ndërsa të premten vetëm në pjesët jugore, në disa vende temperatura do të kalojë 40 gradë dhe do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta. Të premten temperatura maksimale do të rritet deri 43 gradë. 

Siç bëri të ditur Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nën ndikimin e valës së nxehtë vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe shumë të nxehtë me temperatura ditore në pjesën më të madhe të vendit mbi 35 gradë, ndërsa ato të mëngjesit në Shkup dhe në pjesët jugore nuk do të bien nën 20 gradë. 

Në Shkup nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të jetë 19, ndërsa ajo maksimale 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri 24 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri 24 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri 41 gradë. Indeksi UV do të jetë 9. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR