Të pamundurit dhe të sëmurët mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale
- Personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:36, 16 prill, 2024
Shkup, 16 prill 2024 (MIA) - Personat e pamundur dhe të sëmurë deri në mesnatë mund të paraqiten për votim në zgjedhjet presidenciale të caktuara për më 24 prill.
"Votuesi i cili nuk ka mundësi të votojë në vendvotim (person i pamundur apo i sëmurë) ndërkaq dëshiron të votojë për atë do ta njoftojë KKZ më së voni 7 ditë para ditës së caktuar për votim, 16 prill, 24:00", ceket në librin e afateve të Komisionit shtetëror zgjedhor.
Nga KSHZ informojnë se personat e pamundur apo të sëmurë votojnë në shtëpitë e tyre një ditë para ditës së caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve.
"Këtë votim e zbaton këshilli zgjedhor kompetent për zbatimin e votimit për vendvotimin të cilit i tkaojnë këta persona, më 23 prill (e martë)", ceket në Librin e afateve të KSHZ-së.
Fushata për zgjedhjet presidenciale përundon në mesnatë më 22 prill. ab/
Foto: МIА arkivi