Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në përmbytjet në Armeni dhe Gjeorgji
- - Tre persona e kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura dhe vërshimi i lumenjve në Armeni dhe Gjeorgji, raportojnë mediat rajonale. Qasja në fshatra është ndërprerë, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:10, 27 maj, 2024
Jerevan, 27 maj 2024 (MIA) - Tre persona e kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura dhe vërshimi i lumenjve në Armeni dhe Gjeorgji, raportojnë mediat rajonale. Qasja në fshatra është ndërprerë, ndërsa qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.
Në përgjigje të kërkesës nga Jerevani, Ministria ruse e Mbrojtjes po dërgon personel ushtarak për të ndihmuar në përballimin e përmbytjeve, thuhet në mesazhin në Telegram.
Ministria e Punëve të Brendshme e Armenisë publikoi se numri i të vdekurve ishte rritur në tre në fshatrat përgjatë lumit Debed, pranë kufirit me Gjeorgjinë. Qindra shtëpi janë përmbytur, 230 ekipe shpëtimi janë dërguar në zonën.
Sipas mediave gjeorgjiane, të paktën 15 fshatra janë shkëputur nga bota e jashtme për shkak të shirave të dendur. ls/
Foto: Printskrin Jutjub