• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në motin e keq që e ka kapluar Australinë lindore

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në motin e keq që e ka kapluar Australinë lindore

Otavë, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në motin e keq që i ka përfshirë shtetet federale lindore të Australisë gjatë festave të Krishtlindjeve dhe i cili ka lënë prapa vetes pemë dhe transmetues elektrikë të rrëzuara, si dhe mijëra amvisëri pa rrymë.

Policia dhe ekipet e shpëtimit në shtetet federale Viktoria dhe Kuinslend e kanë konfirmuar vdekjen e tetë personave, nga të cilët më e reja është një vajzë nëntëvjeçare, e cila supozohet se është dërguar në një kanal atmosferik të përmbytur në periferi të Brisbejn, kryeqyteti i Kuinslend.  

Shtatë persona kanë humbur jetën në stuhinë në bregun linor të Australisë, ku ekipet e shpëtimit kanë vazhduar t'i kërkojnë personat e zhdukur, ndërsa më shumë se 80.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike. Viktimat i kanë humbur jetët në shtetet federale Kuinslend dhe Viktoria, të cilët nga e hëna janë goditur nga moti i keq dhe erërat e fuqishme që kanë shkaktuar vërshime të mëdha.

Një anije me 11 njerëz është përmbysur në afërsi të Brizbejn, me ç'rast janë mbytur dy persona, njoftoi policia.

"Njëzet e katër orët e fundit kanë qenë tragjike për shkak të motit”, deklaroi shefja e policisë së Kuinslend, Katarina Keroll. Rajoni i Kuinslend mbetet në rrezik nga stuhi, përmbytje, breshër dhe erëra të forta, paralajmëroi Shërbimi meteorologjik australian. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR