• e diel, 22 dhjetor 2024

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën në sulmet ruse në Harkov

Të paktën dy persona e kanë humbur jetën në sulmet ruse në Harkov

Moskë, 30 prill 2024 (MIA) - Të paktën dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa gjashtë janë plagosur sot në sulmet ruse ndaj Harkovit, deklaroi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov.

"Sipas raporteve të para, dy persona janë vrarë, ndërsa gjashtë janë lënduar në Harkov", ka shkruar Sinegubov në Telegram.

Harkov, ku jetonin më shumë se 1,4 milionë njerëz para luftës dhe është i locuar në afërsi të kufirit me Rusinë, gjithnjë e më tepër është cak i sulmeve ruse në disa javët e fundit.

Gjatë sulmeve në mënyrë të konsiderueshme u dëmtua infrastruktura elektrike, për të cilin shkak në qytet janë vendosur kufizime për energjinë elektrike. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR