• e premte, 05 dhjetor 2025

Të paktën 97 persona humbën jetën në përmbytjet në Pakistan

Të paktën 97 persona humbën jetën në përmbytjet në Pakistan

 Islamabad, 13 shtator 2025 (MIA) - Të paktën 97 persona kanë humbur jetën, ndërsa mbi 4.4 milionë janë prekur nga përmbytjet e fundit në provincën lindore Penxhab të Pakistanit, bëri të ditur  Autoriteti Provincial për Menaxhim me Fatkeqësitë (PDMA).

 Sipas të dhënave të PDMA-së, përmbytjet e shkaktuara nga niveli i lartë i ujit në lumenjtë Ravi, Satlexh dhe Çenab kanë dëmtuar mbi 4.500 fshatra në të gjithë provincën.

 Autoritetet bënë të ditur se deri më tani gati 2.5 milionë njerëz janë zhvendosur në vende më të sigurta si pjesë e operacioneve të vazhdueshme për shpëtim dhe ndihmë.

 Në zonat e prekura janë ngritur gjithsej 396 kampe për ndihmë dhe rreth 1.9 milion krerë bagëti gjithashtu janë evakuuar, tha PDMA.

 Përpjekjet për ndihmë po vazhdojnë, ndërsa autoritetet punojnë për të siguruar strehim, ushqim dhe mbështetje mjekësore për komunitetet e zhvendosura dhe për të parandaluar humbje të mëtejshme, shtohet në komunikatë .

 Sipas statistikës zyrtare, në të gjithë vendin që nga fundi i qershorit, për shkak të shirave sezonale dhe përmbytjeve, jetën e kanë humbur të paktën 956 persona.

 Mbi 8.400 shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar, ndërsa më shumë se 6.500 krerë bagëti kanë ngordhur në të gjithë vendin.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR