• e mërkurë, 22 janar 2025

Të paktën 70 persona humbën jetën në Etiopi pasi një autobus i mbipopulluar u rrëzua në një lumë

Të paktën 70 persona humbën jetën në Etiopi pasi një autobus i mbipopulluar u rrëzua në një lumë

 Adis Abeba, 30 dhjetor 2024 (MIA)  - Të paktën 70 persona humbën jetën në Etiopi pasi një autobus i mbipopulluar u rrëzua në një lumë, bënë të ditur autoritetet në rajonin jugor të Sidamës.

 Tragjedia ka ndodhur në zonën Bona.

 "Të mbijetuarit po marrin kujdes mjekësor në spitalin qendror në Bona", thuhet në kumtesë.

 Televizioni shtetëror etiopian raportoi se njerëzit në autobus po udhëtonin në një ceremoni martesore.

 Në vitin 2018, 38 persona humbën jetën në atë shtet, shumica studentë, pasi një autobus ra në një humnerë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR