Të paktën 15 të vdekur nga stampedoja në festivalin hindu Kumb Mela në Indi
- Të paktën 15 persona kanë humbur jetën gjatë natës në Prajagraj, në veri të Indisë, gjatë një stamepdoje në Kumb Mela, një pelegrinazh masiv hindu.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:16, 29 janar, 2025
Prajagraj, 29 janar 2025 (MIA) - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën gjatë natës në Prajagraj, në veri të Indisë, gjatë një stamepdoje në Kumb Mela, një pelegrinazh masiv hindu.
Shumë pelegrinë janë lënduar në aksident, disa rëndë dhe janë shtruar në spital, deklaroi një nga mjekët në spitalin Svarop Rani Nehru në Prajagraj, ku viktimat janë evakuuar.
Autoritetet lokale dhe forcat e sigurisë nuk kanë publikuar ende raport për stampedon.
Kumb Mela konsiderohet tubimi më i madh fetar në botë, ku marrin pjesë miliona besimtarë hindu nga e gjithë India për t'u larë në lumenjtë e shenjtë Gang dhe Jamuna.
Festivali Maha Kumb, i cili mbahet çdo 12 vjet, filloi më 13 janar dhe është tubimi më i madh fetar në botë.
Organizatorët kanë paralajmëruar se më shumë se 400 milionë njerëz do të merrnin pjesë në vendin e pelegrinazhit gjatë gjashtë javëve të ardhshme.
Foto: Arkivi i MIA-s