• e hënë, 13 janar 2025

Të paktën 11 minatorë kanë humbur jetën në një minierë qymyri në Pakistan

Të paktën 11 minatorë kanë humbur jetën në një minierë qymyri në Pakistan

Islamabad, 13 janar 2025 (MIA) - Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 11 minatorë, të cilët kanë humbur jetën javën e kaluar pasi që një shpërthim me gaz metan ka shkaktuar shembjen e një miniere në Pakistanin jugperëndimor.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se kërkohet edhe një minator.

Në minierat në Pakistan zakonisht injorohen standardet e sigurisë, që sjellë deri në aksidente dhe shpërthime.

Çdo vit në minierat e vendit vdesin dhjetëra minatorë. Minatorët ankohen se pronarët e minierave nuk u sigurojnë pajisje përkatëse të sigurisë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR