• e martë, 14 janar 2025

Hamasi bëri të ditur për përparim në bisedimet në Doha për disa çështje kyçe për armëpushim në Gazë

Hamasi bëri të ditur për përparim në bisedimet në Doha për disa çështje kyçe për armëpushim në Gazë

Gazë, 13 janar 2025 (MIA) – Lëvizja palestineze Hamas sot njoftoi se ka progres në bisedimet në Doha për disa nga çështjet kyçe rreth marrëveshjes për armëpushim në Gazë. 

“Është arritur përparim në bisedimet për disa çështje kyçe dhe punojmë në atë që t’i përfundojmë çështjet e mbetura së shpejti”, deklaroi një përfaqësues i lëvizjes palestineze për mediat perëndimore. 

Hamasi paraprakisht paralajmëroi se po përgatitet për lirimin e mundshëm të të burgosurve palestinezë për shkak të raporteve për progres të dukshëm në bisedimet për armëpushim në Gazë”, informon DPA.

“E rinovojmë premtimin tonë të popullit tonë të palëkundur, të durueshëm dhe të burgosurve tanë dhe konfirmojmë se së shpejti do të jenë të lirë”, thanë përfaqësues të grupit. 

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Gideon Saar në takimin në Jerusalem me homologun e tij danez Lars Loke Rasmusen deklaroi se e ka informuar për përparimin në bisedimet indirekte mes Izraelit dhe Hamasit në Katar. 

Bisedimet në Doha janë të përqendruara në lirimin e të burgosurve palestinezë në këmbim të pengjeve të cilat i mban Hamasi dhe për kthim – tërheqjen e ushtarëve izraelitë nga Gaza. 

Hamasi liroi 105 pengje gjatë armëpushimit të përkohshëm në fund të nëntorit të vitit 2023. Si kthim, Izraeli liroi 240 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR