Një delegacion i APKE-së këtë javë për vizitë në Kosovë për të vlerësuar fushatën dhe klimën politike para zgjedhjeve
- Një delegacion trianëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bair nga Austria, do ta vizitojë Kosovën më 16 dhe 17 janar për ta vlerësuar fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
- Post By Besnik Shuki
- 21:26, 13 janar, 2025
Strasburg, 13 janar 2025 (MIA0 - Një delegacion trianëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), i udhëhequr nga Petra Bair nga Austria, do ta vizitojë Kosovën më 16 dhe 17 janar për ta vlerësuar fushatën zgjedhore dhe klimën politike para zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt.
Anëtarët e delegacionit në Prishtinë do të takohen me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës, si dhe me liderët dhe përfaqësuesit e grupeve udhëheqëse politike, kumtoi sot Këshilli i Evropës.
Janë planifikuar edhe takime me anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE, me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, me vëzhguesin kryesor të misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, me anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të komunitetit diplomatik, shoqërisë civile dhe mediave.
Delegacioni 20-anëtarësh i APKE-së më vonë do të arrijë në Kosovë për t'i vëzhguar zgjedhjet më 9 shkurt. bsh/