• e martë, 14 janar 2025

Janë gjetur gjurmë të drogës në tualetet në Parlamentin e Finlandës: Ka treguar një analizë e Servisit radiodifuziv publik të Finlandës

Janë gjetur gjurmë të drogës në tualetet në Parlamentin e Finlandës: Ka treguar një analizë e Servisit radiodifuziv publik të Finlandës

Helsinki, 13 janar 2025 (MIA) – Servisi radiodifuziv publik i Finlandës Yle ka gjetur mbetje të drogës në tre tualete të ndryshme në Parlamentin finlandez, edhe atë edhe në të meshkujve edhe të femrave. Në bazë të rezultateve nga testimi i tualeteve gjatë ahengut tradicional vjetor të Krishtlindjeve, janë gjetur gjurmë të amfetaminës, ekstazës ose MDMA dhe kokainë.

Kale Lagerblom, drejtor operativ i laboratorit Mazurlabs, i cili i interpretoi rezultatet, vlerësoi se sasia e mbetjeve të drogës është e vogël. 

“Rezultatet mund të llogariten plotësisht të sigurta. Mbetjet janë me të vërtetë të vogla, por dukshëm ka mbetje”, theksoi ai. 

Mbetje të drogës ishin gjetur vetëm në tualetet përdhesë ku mbahej ahengu i krishtlindjeve, përderisa në dy tualetet në katin e tretë nuk ka pasur. 

Duke pasur parasysh se përdorimi i drogës është dukuri gjithnjë e më shpeshtë në Finlandë, servisi publik deshi të zbulojë se gjurmët e përdorimit të drogës në Finlandë arrijnë në hapësirat e Parlamentit, gjegjësisht aty ku deputetët i miratojnë ligjet për drogat. 

Sipas anketave në Finlandë, gjithnjë e më shumë njerëz kanë provuar drogë. 

Përqindja e njerëzve të cilët kanë provuar dhe kanë përdorur drogë në vazhdimësi rritet nga vitet 1990 deri në vitet 2020, sipas raporteve të Institutit Kombëtar për Shëndet dhe Mirëqenie. (THL).

Rreth miliona njerëz në Finlandë kanë provuar kanabis, përderisa numër rekord kanë ndërruar jetë nga kjo drogë në vitin 2023, gjithsej 310 njerëz. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR