• e mërkurë, 03 korrik 2024

Të paktën 10 raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit verior, njoftoi armata izraelite

Të paktën 10 raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit verior, njoftoi armata izraelite

Tel Aviv, 28 mars 2024 (MIA) - Të paktën 10 raketa janë hedhur sot nga Libani drejtë Izraelit verior, njoftoi armata izraelite. 

Nëntë raketa u kapën nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore, thuhet në komunikatë, raporton "Tajms of Izrael".

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Ushtria izraelite, e cila fajësoi Hezbollahun për sulmin, njoftoi se ushtarët e saj me artileri i granatojnë vendet e lansimit.

Sirenat për siguri ajrore u dëgjuan më herët në disa qytete pranë kufirit me Libanin. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR