• e hënë, 23 dhjetor 2024

Të hënën pritet të dorëzohen ndryshimet ligjore për transformimin e ministrive

Të hënën pritet të dorëzohen ndryshimet ligjore për transformimin e ministrive

Shkup, 31 maj 2024 (MIA) - Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeveritare pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet formimi i ministrive të reja dhe transformimi i atyre ekzistuese, brifojnë për MIA-n burime partiake.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dje paralajmëroi se në seancën e parë që do ta caktojë para formimit të Qeverisë do të gjenden ndryshime në ligjet sistemore për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por, gjithashtu në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë komune.

"Tani jemi përballë sfidës që të kemi bartës të komunave që do të zgjidhen pas pesë, gjashtë muajsh dhe pastaj pas shtatë, tetë muajsh përsëri të ketë zgjedhje. Mendoj se nuk është në rregull dhe është kundër Kushtetutës që dikush të zgjidhet për një mandat katërvjeçar dhe dikush të zgjidhet me të njëjtat vota në zgjedhje me mandat prej tetë muajsh. Mendojmë se është antikushtetuese dhe duhet të rregullohet me një ligj që kjo të jetë e mundur", ka thënë Gashi në intervistën për Radio Evropa e Lirë (REL). 

Për ndryshimet në këto ligje sistemore është e nevojshme shumicë prej dy të tretave. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR