• e shtunë, 29 qershor 2024

Të enjten dhe të premten rritje lokale e vranësirave me kushte për reshje shiu

Të enjten dhe të premten rritje lokale e vranësirave me kushte për reshje shiu

Shkup, 2 tetor 2023 (MIA) - DPHM njofton se vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë me mëngjese të freskëta, por të enjten dhe të premten, në orët e pasdites, siç njoftojnë, do të ketë rritje lokale të vranësirave dhe kushte për reshje lokale të shkurtëra shiu.

Nesër, sipas DPHM-së, mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla lokale. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 22 deri në 28 gradë gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.  qa/ab/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR