• e shtunë, 23 nëntor 2024

SYRIZA do t'i parashtrojë në Parlamentin grek tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut

SYRIZA do t'i parashtrojë në Parlamentin grek tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut

Athinë, 14 maj 2024 (MIA) - SYRIZA  në periudhën e ardhshme do t'i parashtrojë për ratifikim në Parlament tre memorandumet me Maqedoninë e Veriut, njoftoi zëdhënësja e partisë opozitare greke Vula Kehaja në brifingun e sotëm me gazetarët, ndërsa në pyetjen e korrespondentes së MIA-s nga Athina, se në cilën mënyrë do ta bëjnë këtë, sqaroi se i shqyrtojnë mundësitë dhe me siguri do të jetë në formë të nismës ligjore.

Kehaja theksoi se SYRIZA, e cila si Qeveri e ka promovuar dhe ratifikuar Marrëveshjen e Prespës "pa e marrë në asnjë moment parasysh çmimin politik, por kryesisht duke e lënë mbi të gjitha interesin politik", periudhën e ardhshme do t'i sjellë për ratifikim protokollet për bashkëpunim, për të cilat ka komentuar se Qeveria e Micotakis "shmang t'i miratojë në Kuvend për arsye të brendshme partiake dhe që të mos e mbajë barazpeshën në vetë Qeverinë".

Në brigingun e sotëm me gazetarët, zëdhënësja e SYRIZA-s ka bërë pyetje për Qeverinë aktuale greke, për, siç tha, "nëse kaq shumë është e shqetësuar nga qëndrimi i presidentes së re të Maqedonisë së Veriut, nuk i sjellë menjëherë në Parlament memorandumet, siç urdhëron Marrëveshja e Prespës?"

Një nga këto protokolle i përket integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kjo nuk do të ishte kartë negociuese që Qeveria jonë të kryejë presion ndaj Maqedonisë së Veriut, të harmonizohet me Marrëveshjen, ndërsa në të kundërt nuk do të hapet rruga drejt Bashkimit Evropian?, pyeti zëdhënësja e SYRIZA-s.

Në mënyrë plotësuese e pyeti Qeverinë greke dhe "nëse ka qëllim ta ngritë çështjen për nxjerrje të VMRO-së nacionaliste nga Partia Popullore Evropiane, gjegjësisht partia e binjakëzuar Demokracia e Re".

Tre memorandumet e nënshkruara mes dy vendeve janë: Memorandumi për përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE; Memorandumi për themelimin e Komisionit koordinues për bashkëpunim ekonomik dhe Marrëveshja teknike për mbikëqyrjen e FIR Shkupi, të cilat prej disa vitesh presin të futen në rendin e ditës për ratifikimin në Parlamentin grek. mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR