• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sviridenko: Është e mundur në Ukrainë të shtyhet pagesa e rrogave dhe pensioneve nëse nuk arrin ndihma nga jashtë

Sviridenko: Është e mundur në Ukrainë të shtyhet pagesa e rrogave dhe pensioneve nëse nuk arrin ndihma nga jashtë

Kiev, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria ukrainase po përballet me mundësinë për ta shtyrë pagesën e rrogave dhe pensioneve të nëpunësve publik, nëse ndihma kyçe financiare nga Perëndimi nuk miratohet së shpejti, deklaroi sot zëvendëskryeministrja e vendit, Julia Sviridenko.

"Mbështetja partnere është jashtëzakonisht kritike. Na nevojitet urgjentisht", theksoi Sviridenko në deklaratë.

Sipas saj, 500 mijë nëpunës shtetërorë, 1,4 milion mësimdhënës dhe 10 milionë pensionistë mund t'i marrin vonë rrogat dhe pensionet e tyre.

Zyrtarët në Kiev shpresojnë për ndihmë urgjente prej 18,5 miliardë eurove, me tetë miliardë shtesë, në mënyrë që të ndihmohet deficiti i projektuar buxhetor për vitin e ardhshëm prej 43 miliardë eurove.

Sviridenko deklaroi se shpreson se financimi i BE-së do tl miratohet në shkurt dhe do të dërgohet në mars të vitit të ardhshëm.

Ukraina i investoi të gjitha resurset e veta në mbrojtjen e vendit pas fillimit të luftës me Rusinë në shkurt të vitit 2022, duke u bështetur në mbështetjen e huaj kur bëhet fjalë për pagesë të rrogave dhe pensioneve.

Pakot kyçe për ndihmë, përfshirë edhe 50 miliardë euro nga BE-ja, janë bllokuar për shkak të mospajtimeve në bruksel dhe Uashongton. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR