• e hënë, 23 dhjetor 2024

Superliga mori pëlqim për pjesëmarrje nga 20 klube

Superliga mori pëlqim për pjesëmarrje nga 20 klube

Madrid, 23 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Superligës, Anas Lagrari, ka folur për negociatat me klubet rreth pjesëmarrjes në turne.

"Nuk dua të them emra tani. Ne folëm me rreth 50 klube të ndryshme. Rreth 20 prej tyre janë shumë, shumë të motivuar nga projekti. Tashmë kemi mjaft klube për të nisur garën", deklaroi Lagrari për “90min”.

Më 21 dhjetor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë i shpalli të paligjshme veprimet e FIFA-s dhe UEFA-s për të bllokuar krijimin e Superligës.

Në prill 2021, 12 klube njoftuan themelimin e Ligës, por shumë prej tyre më vonë e braktisën idenë. Pas kërcënimit me sanksione nga UEFA, projekti u pezullua. Në maj 2021, Superliga akuzoi UEFA-n dhe FIFA-n për shkelje të ligjit për gara. ls/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR