• e hënë, 23 dhjetor 2024

Suniog i bëri thirrje Kosovës që të kthehet në bisedimet me Serbinë

Suniog i bëri thirrje Kosovës që të kthehet në bisedimet me Serbinë

Prishtinë, 8 qershor 2023 (MIA) - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Suniog e përsëriti sot thirrjen për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe kërkoi nga Prishtina dhe Beogradi që të kthehen në tryezën e bisedimeve, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Në një shkrim në Tuiterin e tij, Suniog infomon se për proceset eurointegruese dhe për reformat e nevojshme në atë drejtim ka biseduar me Komisionin për Integrime Evropiane dhe me shtëpinë ligjvënëse të Kosovës. 

"Bisedova me Komisionin për Integrime Evropiane në Kosovë për progresin në drejtim të BE-së dhe i bëra thirrjes Kuvendit që t'u japë prioritet reformave lidhur me BE-në. Biseduam edhe për situatën në veri të vendit dhe i përsërita kërkesat për kthim në dialog", shkroi Suniog. 

Në veriun e Kosovës, i banuar me popullsi shumicë serbe, tashmë 15 ditë po mbahen protesta kundër kryetarëve shqiptarë të komunave në katër komunat e atjeshme, të cilët në prill të këtij viti ishin zgjedhur në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale, të cilat serbët i bojkotuan. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR