• e hënë, 08 korrik 2024

Sunak: Prëndimi është i gatshëm me vite ta mbështesë Kievin në luftën me Rusinë

Sunak: Prëndimi është i gatshëm me vite ta mbështesë Kievin në luftën me Rusinë

Londër, 24 maj 2023 (MIA) - Kryeministri britanik Rishi Sunak deklaroi se aleatët perëndimorë janë të gatshëm ta mbështesin Ukrainën në luftën e saj me Rusinë “për vite me radhë”.

Sunak në konferencën për mbrojtje në Londër deklaroi se strategjia ruse e "pritjes që njerëzit (në Perëndim) të lodhen, të mërziten... nuk do të funksionojë", raporton Fajnenshël Tajms.

“Tani po flasim me aleatët se çfarë lloj marrëveshjesh afatgjata shumëpalëshe dhe dypalëshe të sigurisë mund të lidhim me Ukrainën, shtoi Sunak.

QËNDRONI TË LIDHUR