• e premte, 21 shkurt 2025

Sulmi ukrainas me dron shkaktoi zjarr në rajonin e Astrahanit, anulohen fluturime nga disa aeroporte në Rusi

Sulmi ukrainas me dron shkaktoi zjarr në rajonin e Astrahanit, anulohen fluturime nga disa aeroporte në Rusi

Moskë, 3 shkurt 2025 (MIA) - Sulmi ukrainas me dron shkaktoi zjarr në rajonin rus Astrahan dhe shkaktoi anulimin e fluturimeve nga disa aeroporte në Rusi, kumtuan autoritetet ruse.

"Forcat e armatosura të Ukrainës u përpoqën të sulmonin me dronë objektet e vendosura në zonë, duke përfshirë objektet e depozitimit të karburantit dhe objektet e energjisë", shkroi guvernatori i rajonit Astrahan, Igor Babushkin. "Rrëzimi i dronit shkaktoi zjarr. Nuk raportohet për të lënduar", thuhet në kumtesë.

Babushkin nuk precizoi se ku shpërtheu zjarri.

Sipas kanalit informativ rus të Telegramit, Baza i cili është i afërt me shërbimet e sigurisë ruse, Ukraina sulmoi një fabrikë të përpunimit të gazit në afërsi të Astrahanit.

Ndërkohë, agjencia ruse e transportit ajror Rosaviacia kumtoi se po pezullonte fluturimet nga aeroportet e Astrahanit dhe Kazanit, Nizhnekamsk, Saratov dhe Uljanovsk për të garantuar sigurinë e tyre.

Më herët dje, Rosavijacia, gjithashtu, pezulloi përkohësisht fluturimet nga aeroporti i Volgogradit në Rusinë jugore, por ato më pas janë rinovuar.

Nuk ka ende ndonjë paralajmërim zyrtar për sulm në Volgograd, por "Baza" publikoi se një sulm i madh i koordinuar me dron ishte drejtuar kundër një rafinerie nafte në zonë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR