Suedia po heton një përdhunim në të cilin mund të jetë i përfshirë Mbape
- Prokuroria suedeze ka hapur hetim për një përdhunim në një hotel lokal, në të cilin mund të jetë i përfshirë sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares franceze, Kilian Mbape, publikou "Frans pres".
Stokholm, 15 tetor 2024 (MIA) - Prokuroria suedeze ka hapur hetim për një përdhunim në një hotel lokal, në të cilin mund të jetë i përfshirë sulmuesi i Real Madridit dhe kombëtares franceze, Kilian Mbape, publikou "Frans pres".
Prokuroria refuzoi t'i emërojë të dyshuarit.
Më 14 tetor u shfaq një informacion se ka ndodhur një përdhunim në një hotel në qendër të Skokholmit. Mbape disa ditë më parë ka qëndruar në të njëjtin hotel me familjen e tij, si dhe me ish-bashkëlojtarin e tij nga PSZH-ja, Nordi Mukiele.
Futbollisti i mohoi informacionet për përfshirjen e tij në incidentin.
Këtë sezon, 25-vjeçari francez luajti 11 ndeshje për Realin në të gjitha garat, shënoi shtatë gola dhe bëri një asistim. ls/
Foto: EPA