• e shtunë, 06 korrik 2024

Stuga lider i ri i tabelës në LPFMV

Stuga lider i ri i tabelës në LPFMV

Shkup 6 dhjetor 2023 (MIA) - Kampioni aktual Struga është ngjitur në kreun e tabelës si lider në ligën e parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut (LPFMV), pasi sot pasdite e mposhti Voskën në terrenin nikoqir, ndërsa Sileksi në Kratovë ishte më i suksesshëm se Vardari në dy ndeshjet e sotme të mbetura të xhiros së 15-të të ligës së parë.

Struga erdhi deri te triumfi ndaj Voskës me rezultat minimal (1-0) me golin e shënuar nga Zguro nga penaltia në minutën e nëntë të vazhdimit të ndeshjes, ndërsa Sileksi me kthesë mposhti Vardarin me rezultat 3-2.

Me tre pikët Struga radhitet në vend të parë në tabelë me 36 pikë, një më shumë se vendi i dytë Shkupi. 

Tabela: Struga 36, Shkupi 35, Shkëndija 32, Sileksi 27, Rabotniçki 23, Tikveshi 22, Gostivari 21, Brera 20, Maqedonia GjP 18, Bregallnica 17, Voska 17, Vardari 14. si/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR