• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Stramer: Mundësi "e qëndrueshme" për armëpushim në Ukrainë falë Trampit

Stramer: Mundësi

Londër, 13 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se tani ekziston një shans për armëpushim në Ukrainë, përpara bisedimeve midis presidentit amerikan Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Tre vjet e gjysmë pas fillimit të këtij konflikti, nuk i jemi afruar aspak… një mënyre të qëndrueshme për ta çuar atë në një armëpushim”, tha Starmer në takimin e liderëve evropianë.

"E kemi këtë mundësi tani, për shkak të punës që ka bërë presidenti (amerikan)," u tha ai gazetarëve në një videokonferencë të mbajtur përpara samitit në Alaska të planifikuar për të premten. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR