• e premte, 22 nëntor 2024

Storja investigative për fëmijët emigrantë të zhdukur në BE fituese e Çmimit "Dafne Karuana Galicia" për vitin 2024

Storja investigative për fëmijët emigrantë të zhdukur në BE fituese e Çmimit

Bruksel, 24 tetor 2024 (MIA) - Storja e përbashkët investigative për zhdukjen e fëmijëve emigrantë të pashoqëruar në BE e titulluar "Të humbur në Evropë" nga një grup mediash nga Gjermania, Italia, Greqia, Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Britania e Madhe, është fituese e Çmimit gazetaresk "Dafne Karuana Galicia" për vitin 2024.

Storja zbulon se në periudhën ndërmjet viteve 2021-2023 të paktën 51.433 fëmijë emigrantë të pashoqëruar janë zhdukur pas mbërritjes në vendet evropiane.

Me rastin e ndarjes së çmimit, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola vlerësoi se përmes punës së gazetarëve të cilët "jetojnë për ta treguar të vërtetën dhe refuzojnë të heshtin", vazhdon trashëgimia e Dafne Karuana Galicia.

"Lufta e tyre për drejtësi mbisundon nën kërcënimet të cilat bëjnë përpjekje ta minojnë punën e tyre të rëndësishme. Për lirinë e mediave nuk mund të negociohet. Shtatë vjet pas vrasjes së Dafnes, ne vazhdojmë ta respektojmë kujtimin e saj me Çmimin i cili na kujton në përkushtimin shumëvjeçar të këtij Parlamenti ndaj këtyre vlerave themelore", shtoi Mecola.

Storja "Të humbur në Evropë" zbulon se nga viti 2021 çdo ditë mesatarisht zhduken pothuajse nga 47 fëmijë emigrantësh pasi të arrijnë në ndonjë nga vendet evropiane, duke përfshirë edhe Austrinë, Gjermaninë dhe Italinë. Sipas autorëve, shifra e fëmijëve emigrantë të zhdukur ndoshtë është më e madhe, sepse në disa vende nuk kanë dokumentacion të qëndrueshëm dhe të plotë të emigrantëve që vijnë.

Kjo storie ndërlidhet nga tregimi i vitit 2021 me të njëjtin emër, në të cilin theksohej se mbi 18,000 fëmijë emigrantë u zhdukën në Evropë midis viteve 2018 dhe 2020.

Historia e vlerësuar është vepër e "Standard", "Knak" dhe VRT nga Belgjika, "Smoll Strim Media" nga Holanda, RBB dhe "Tageshau" nga Gjermania, ANSA dhe "Domani" nga Italia, "Efimerida ton Sintakton" nga Greqia, "Xhurnal" nga Irlanda dhe redaksia britanike e Si-En-En.

Për çmimin e sivjetëm "Dafne Karuana Galicia" në konkursin që zgjati ndërmjet datave 3 maj dhe 31 korrik, storje të tyre investigative dorëzuan qindra gazetarë nga 27-të vende anëtare të BE-së. Nga 318 storjet e raportuara, juria profesionale zgjodhi 13 të cilat u futën në zgjedhjen më të ngushtë për çmimin.

Çmimi ishte vendosur nga ana e Parlamentit Evropian në dhjetor të vitit 2019 në nder të gazetares dhe blogeres investigative malteze Dafne Karuana Galicia, e cila u vra gjatë një shpëthimi të auto-bombës në vitin 2017.

Çmimi u jepet storjeve gazetareske që promovojnë ose mbrojnë parimet dhe vlerat themelore të Bashkimit Evropian, si dinjiteti njerëzor, liria, demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe respektimi i të drejtave të njeriut. Storjet e pranueshme për të konkurruar për çmimin duhet të jenë publikuar ose transmetuar nga media me bazë në një nga 27 shtetet anëtare të BE-së. Përveç njohjes, përfshin edhe një çmim në të holla prej 20 mijë eurosh. sa/

Foto: PE

QËNDRONI TË LIDHUR