• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të sulmojë caqe në Rusi

Stoltenberg: Ukraina ka të drejtë të sulmojë caqe në Rusi

Stokholm, 7 qershor 2024 (MIA) - Ukraina ka të drejtë sipas së drejtës ndërkombëtare të sulmojë caqe në Rusi që të mbrohet, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë vizitës në vendin anëtar më të ri të Aleancës, Suedi.

"Ukraina ka të drejtë për vetmbrojtje", tha Stoltenberg gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin suedez, Ulf Kristerson në bazën ushtarake jashtë Stokholmit.

E drejta për vetmbrojtje, tha ai, "përfshin të drejtën që të sulmohen caqe legjitime ushtarake në territorin e vendit sulmues, agresorit, në këtë rast - Rusisë".

Stoltenberg tha se nuk ka kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër cilitdo vend anëtar të Aleancës, pasi Kremlini e akuzoi Perëndimin për eskalim potencial të luftës në Ukrainë.

Deklarata e Stoltenbergut vjen pas tensioneve të rritura mes Rusisë dhe anëtarëve të NATO-s.

Kremlini javën e kaluar e akuzoi Perëndimin se "hynë në raund të ri të eskalimeve të tensioneve", pasi presidenti amerikan Xho Bajden i ka hequr kufizimet për Ukrainën me shfrytëzimin e armës së dërguar nga SHBA-ja kundër caqeve në territorin rus, por vetëm për mbrojtje të Harkovit. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR