• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stoltenberg për vizitë në Serbi

Stoltenberg për vizitë në Serbi

Beograd, 20 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sonte udhëtoi për në Beograd, ku pritet nesër të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në aeroportin e Beogradit, Stoltenberg është pritur nga ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq.

Stoltenberg paraprakisht e vizitoi Prishtinën, ku bisedoi me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti. bsh/

Foto: Instagram

QËNDRONI TË LIDHUR