• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Stoltenberg në Kosovë: NATO do të bëjë gjithçka që të mos përsëritet dhuna sikur në maj dhe shtator 

Stoltenberg në Kosovë: NATO do të bëjë gjithçka që të mos përsëritet dhuna sikur në maj dhe shtator 

Prishtinë, 20 nëntor 2023 (MIA) - NATO po shqyrton nëse Aleanca duhet të ketë rritje të përhershme të ushtarëve në rajon, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Prishtinë.

Ai shtoi se NATO është duke e rishikuar praninë e saj ushtarake në Ballkanin Perendimor. 

Stoltenberg pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Aleanca do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë popullin në Kosovë.

Stoltenberg theksoi se Aleanca do të bëj gjithçka që të mos përsëritet dhuna, siç ishte ajo në maj në Zveçan, si dhe në Banjskë me 24 shtator. 

Dhuna në Kosovë është e papranueshme. Kjo është arsyeja pse e kemi rritur praninë me 1000 ushtarë të tjerë, që është përforcimi më i madh i NATO-s në dekadën e kaluar, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se NATO nuk është organ hetues, ndërsa çështja e Banjskës është punë e policisë së Kosovës dhe EULEKS-it. Stoltenberg tha se pret që përgjegjësit të nxirren para drejtësisë. si/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR