• e shtunë, 12 tetor 2024

Stoilkoviq dhe Nikollovski në takim me ministrin Mali për përforcimin e lidhjeve ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë dhe Ekspo 2027

Stoilkoviq dhe Nikollovski në takim me ministrin Mali për përforcimin e lidhjeve ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë dhe Ekspo 2027

Beograd, 5 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve Aleksandar Nikollovski dhe zëvendëskryetari dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq në kuadër të vizitës zyrtare në Beograd, Republika e Serbisë, sot realizuan takim pune me nënkryetarin e Qeverisë dhe ministër i Financave, Sinisha Mali, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Përforcimi i lidhjeve tregtare dhe ekonomike ndërmjet dy vendeve ishin fokus i bisedave, me ç'rast theks u vendos në përparimin e kushteve për qasje në tregje, krijimin  e kushteve më të mira për kompanitë si dhe mundësitë për krijimin e tregut të vetëm ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Maqedonia është plotësisht e përkushtuar në lehtësimin e tregtisë dhe transportit ndërmjet vendeve nga Ballkani Perëndimor, theksuan nga delegacioni i Maqedonisë megjithatë duke e theksuar nevojën e ndërmarrjes së politikave të reja të përbashkëta për përmirësimin e tregtisë rajonale.

Në takim u diskutua edhe për iniciativat dhe masat në kuadër të Ballkanit të Hapur, ku të dyja palët ranë dakord se është e nevojshme të avancohen politikat për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.

Mali, Stoilkoviq dhe Nikoloski në mënyrë të veçantë iu referuan organizimit të ekspozitës së specializuar EXPO 2027, ndërsa Ministri i Financave ftoi Maqedoninë e Veriut të marrë pjesë. Ai i ftoi mysafirët e tij të vizitojnë kantierin ku deri në vitin 2027 do të ndërtohet një kompleks në të cilin do të përfaqësohen më shumë se 120 vende.

Ai shtoi se do të ketë diskutime me Odën Ekonomike të Maqedonisë, ku do të gjenden kompanitë që mund të kontribuojnë në ndërtimin e Expo 2027. 

Zëvendëskryetari dhe ministër i Transportit Nikolloski theksoi se Qeveria ka përkushtim të fortë për forcimin e ekonomisë rajonale përmes krijimit të infrastrukturës së re moderne dhe cilësore që do të forcojë pozitën konkurruese të korridoreve transportuese në rajon.

Ai theksoi se Maqedonia është e fokusuar fuqishëm në ndërtimin e hekurudhës së shpejtë dhe lidhjen e hekurudhës së shpejtë me Korridorin 10 evropian, si parakusht për transport të shpejtë të mallrave dhe udhëtarëve ndërmjet vendeve të rajonit. Në këtë kontekst u theksua nevoja për aktivitete të përbashkëta për përfundimin e ndërtimit të hekurudhës së shpejtë në shtrirjen Beograd-Nish-Tabanoc-Shkup.

Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë është në nivel të lartë, konkluduan të dyja palët, ndërsa u pajtuan se në periudhën e ardhshme të dyja qeveritë do të punojnë në krijimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe kompanitë nga të dyja vendet përmes masave dhe politikave të përbashkëta. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR