• e martë, 24 dhjetor 2024

Stirk: Do të ndjekim dy lloje zgjedhjesh në një ditë, numri i vëzhguesve nuk është i pazakontë

Stirk: Do të ndjekim dy lloje zgjedhjesh në një ditë, numri i vëzhguesve nuk është i pazakontë

Shkup, 21 mars 2024 (MIA) - Zyra e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR) sot e hapi misionin vëzhgues në Maqedoni të Veriut për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 24 prill dhe zgjehdjet parlamentare të caktuara për më 8 maj, i cili zbatohet me ftesë të autoriteteve të vendit. për herë të parë OSBE/ODIHR në vend do të vëzhgojnë dy lloje zgjedhjesh të cilat do të ndodhin në të njejtën kohë - zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, për çka do të angazhohen 320 vëzhgues, prej të cilëve 20 afatgjatë dhe 300 afatshkurtë.

Shefja e misionit, ambasadorja nga Kanadaja, Xhilian Stirk në konferencën e sotme për shtup në Shkup theksoi se këto janë zgjehdjet e 22-ta në Maqedoni të veriut që ODIHR do t'i vëzhgojë. Zgjedhjet e fundit që i vëzhguan ishin zgjedhjet lokale në vitin 2021.

"ODIHR punon nël pajtim me metodologjinë e vendour për vëzhgim të zgjedhjeve. Ne jemi tërësisht të paanshëm dhe bazohemi në fakte. Në kuadër të misionit do të bëhet vlerësimi nëse zgjehdjet janë në pajtim me angazhimet ndaj OSBE-së dhe obligime të tjera ndërkombëtare, si dhe me legjislaturën nacionale. Kemi ekip kyç prej 12 ekspertëve ndërkombëtarë në Shkup nga 12 vende pjesëmarrëse të OSBE-së. BËhet fjalë për një grup mjaft të larmishëm. Do të jemi në vend edhe për zgjehdjet presidenciale edhe për zgjehdjet parlamentare dhe do të largohemi më 19 maj", tha ambasadorja Stirk.

Ajo paralajmëroi se ekipi i ekspertëve do të punojnë në çështje lidhur me adminitratën zgjedhore, kornizën juridike, mjedisin politik, fushatën, financimin politik, financimin e fushatave dhe mediumeve. Nga java e ardhshme, Misioni vëzhgues, thotë, duhet të fillojë me ndjekje intensive të mediumeve.

Krahas ekipit kryesot, do të ketë grup prej 20 vëzhguesve afatgjatë, të cilët do të sistemohen në vend në ekipe nga dy dhe atë në Tetovë, Ohër, Manasstir, Prilep, Strumicë, Koçan, Kumanovë dhe Shtip, ndërsa dy ekipe do të ketë në SHkup. Në Misionin vëzhgues do të angazhohen edhe 300 v.zhgues afathkurtë të cilët duhet të arrijnë mu para zgjedhjeve dhe do të sistemohen në vend. Ata dosa ditë para zgjedhjeve do të shkojnë në vendvotime, do t'i vëzhgojnë votuesit dhe procesin e numërimit të votave dhe grumbullimit të rezultateve.

Ajo sqaroi se formati i misionit del nga misioni për vlerësim të nevojave nga janari kur një ekip i ODIHR-së ishte për vizitë në vend.

Përndryshe, misionit të OSBE/ODIHR-së do t'i bashkangjiten vëzhgues nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës dhe nga Parlamenti evropian për dy ditët zgjehdore, ndërsa më pas edhe anëtarë të Asamblesë parlamentare të OSBE-së të cilët do të vijnë për zgjedhjet parlamentare, në maj.

Në pyetjen e gazetarëve nëse janlë miratuar shumë vonë rekomandimet e OSBE/ODIHR-së që kanë të bëjnë me disa nga ndryshimet e Kodit zgjedhor, duke pasur parasysh se ato ishin sjellë vetëm para dy javësh dhe nëse kanë kohë institucionet të përgatiten, shefja e misionit vëzhgues tha se ende janë në fazë të analizimit.

Lidhur me atë nëse me të vërtetë është rritur numri i vëzhguesve dhe nëse kanë njohuri se priten konflikte, Stirk theksoi se numri i vëzhguesve bazohet në rekomandimet nga misioni për vlerësim të nevojave pas vizitës së realizuar në janar të këtij viti. ab/

Foto: МIА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR