• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stavreski është ekspert i nivelit të lartë, emërimi i tij për guvernator të BP-së as nuk ka qenë në rend të ditës, as nuk u diskutua, deklaroi Mickoski

Stavreski është ekspert i nivelit të lartë, emërimi i tij për guvernator të BP-së as nuk ka qenë në rend të ditës, as nuk u diskutua, deklaroi Mickoski

Shkup, 12 qershor 2024 (MIA) - Mandatari Hristijan Mickoski sot deklaroi se për të, ish ministri i Financave Zoran Stavreski është ekspert i nivelit të lartë, por çështja për emërimin e tij për guvernator të Bankës Popullore as nuk ka qenë në rend të ditës, as për këtë çështje nuk u diskutua.

Ai këtë e deklaroi para Seancës së gjashtë të Kuvendit të përgjithshëm të Bashkësisë së njësive të vetqeverisjes lokale, duke iu përgjigjur pyetjes nëse VMRO-DPMNE-ja do ta propozojë Stavreskin për guvernator të BP-së.

"Mendimi im për zotëri Stavreskin është më i lartë, ai është ekspert i jashtëzakonshëm, njohës i madh. Kjo temë as nuk ka qenë në rend të ditës, as nuk është diskutuar për këtë", u përgjigj shkurt Mickoski.

Një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve të partisë, publikuan se ish funksionari i lartë në qeveritë e VMRO-DPMNE-së, të udhëhequra nga Nikolla Gruevski, Zoran Stavreski do të jetë propozimi i VMRO-DPMNE-së për guvernator të ri të BP-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR