Starmer: Britania e Madhe do ta pranojë shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk pajtohet për armëpushim
- – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, deklaroi se do ta pranojë shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk pajtohet për armëpushim dhe nuk lëviz drejt paqes.
- Post By Fitore Curri
- 19:31, 29 korrik, 2025
Londër, 29 korrik 2025 (MIA) – Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, deklaroi se do ta pranojë shtetin e Palestinës në shtator nëse Izraeli nuk pajtohet për armëpushim dhe nuk lëviz drejt paqes.
Starmeri urgjentisht i ftoi sot ministrat e tij në takim që të bisedojnë për planin për paqe të përhershme në Gazë, që mund të sjellë njohje.
Starmeri bisedoi për Gazën me presidentin francez Emanuel Makron dhe kancelarin gjerman Fridrih Merc të shtunën, ndërsa dje ia transmetoi presidentit amerikan Donald Tramp në takimin në Skoci planet në të cilat punon me përfaqësues evropianë për vendosjen e paqes së përhershme në territor”, njoftoi Dauning strit.
Paralajmërimi se do ta njohë shtetësinë palestineze ishte publikuar paraprakisht nga Makroni. fc/
Foto: EPA