Stano: Qëllimi i BE-së është të ndihmojë Prishtinën dhe Beogradin që të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane
- Nga përvoja e deritanishme e punës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, Unioni mësoi se nëse palët në një mosmarrëveshje nuk duan përparim, askush nuk mund t'i detyrojë ta bëjnë këtë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për marrëdhënie të jashtme dhe politikë të Mbrojtjes, Peter Stano.
Bruksel, 29 prill 2024 (MIA) - Nga përvoja e deritanishme e punës së përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, Unioni mësoi se nëse palët në një mosmarrëveshje nuk duan përparim, askush nuk mund t'i detyrojë ta bëjnë këtë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për marrëdhënie të jashtme dhe politikë të Mbrojtjes, Peter Stano.
"Roli ynë si lehtësues në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është të lehtësojmë, t'u ndihmojmë atyre të bëhen evropianë dhe të fillojnë të sillen në mënyrë evropiane për të gjetur zgjidhje kompromisi për çështjet që janë të rëndësishme për qytetarët e tyre", theksoi Stano në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve për vlerësimin e punës së Lajçakut, i cili nga shtatori niset në detyrën e ambasadorit evropian në Zvicër.
Sipas Stano, fakti që Kosova dhe Serbia deri më tani nuk kanë arritur të bëjnë përparim në dialogun dhe në zbatimin e obligimeve të dakorduara nuk është dështim i BE-së apo i ndërmjetësuesit Lajçak, por dështimi i tyre në plotësimin e obligimeve.
Stano shtoi se ajo që BE-ja emëroi përfaqësues të posçaëm për dialogun është tregues për rëndësinë e kësaj çështjeje për BE-në dhe dëshirën e saj që t'u ndihmojë të dy palëve të realizojnë përparim në bazë ditore.
"Për këtë shkak nuk mund të thuhet se rezultatet e deritanishme janë dështim i Lajçakut. Ai e ka bërë më të mirën që ka mundur në emër të përfaqësuesit të lartë, në emër të BE-së, me përkrahje të plotë të të gjitha 27 vendeve anëtare. Nuk është korrekte për diçka të thuhet se është dështim, pasi që të dy palët nuk e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Ohrit", tha Stano.
Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i dispozitave të tjera të dakorduara janë pjesë e obligimeve të Serbisë dhe të Kosovës liidhur me procesin e eurointegrimit të tyre.
"Nëse nuk arrijnë përparim në implementimin, ata i shkaktojnë dëm vetvetes, ardhmërisë së tyre evropiane dhe përfitimeve që do të fitonin qytetarët e tyre", shtoi Stano.
Lidhur me emërimin e pasardhësit të Lajçakut, Stano tha se për këtë ekzistojnë procedura në kuadër të BE-së, por tani për tani nuk mund të japë një kornizë konkrete kohore nësë dhe kur do të emërohej përfaqqësuesi i ri për dialogun. ls/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s