• e diel, 16 mars 2025

Spitali Axhibadem Sistina përfshihet në trajtimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan

Spitali Axhibadem Sistina përfshihet në trajtimin e të lënduarve nga zjarri në Koçan

Shkup, 16 mars 2025 (MIA) - Spitali klinik “Axhibadem Sistina” kumtoi se me të gjitha burimet e saj vihet në dispozicion për transportin dhe pranimin e të lënduarve në aksidentin tragjik në Koçan.

"Ju informojmë se tashmë në spital janë shtruar pacientë të lënduar rëndë. Tri automjetet tona për ndihmë emergjente janë në komunikim të vazhdueshëm me qendrat mjekësore në Shtip dhe Koçan, nga ku do të merren pacientët e lënduar rëndë", theksojnë nga spitali. 

Në dispozicion janë 20 vende për kujdes intensiv për trajtimin e pacientëve më kritikë, si dhe i gjithë kapaciteti i spitalit dhe ekipi mjekësor i nevojshëm për trajtim urgjent. ls/

Foto: Spitali klinik "Axhibadem sistina"

 

QËNDRONI TË LIDHUR