• e martë, 18 mars 2025

Mickoski: Nga nesër fillon kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, diskoteka apo klube nate

Mickoski: Nga nesër fillon kontrolli në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, diskoteka apo klube nate

 Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Gjatë ditës së nesërme fillon kontrolli në terren i të gjitha subjekteve pas së cilës do të publikohen informacione të hollësishme, paralajmëroi sonte kryeministri Hristijan Mickoski pas takimit koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vllatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi. Në takim është biseduar për procedurat e deritanishme të ndërmarra nga institucionet kompetente dhe analizën e gjerë të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare apo diskoteka, klube nate etj., bëri të ditur pres shërbimi qeveritara. 

 Kryeministri Mickoski që dje në konferencën për shtyp në Qeveri paralajmëroi  se do të fillojë një aksion i fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në diskotekën në Koçan, ku deri më tani kanë vdekur 59 persona dhe janë lënduar 155.

"Po fillon një aksion i fuqishëm për të kontrolluar të gjitha dokumentet, të gjitha licencat, të gjitha lejet e ndërtimit, të gjitha lejet për përdorim, lejet e punës dhe jam i bindur se do të gjejmë qindra, dhjetëra... Nëse mungon një milimetër do të mbyllen, këtu nuk do të ketë mëshirë për askënd", tha Mickoski. 

 Theksoi se objekti ku ka rënë zjarri ka pasur licencë të falsifikuar për punë të datës 13 mars të vitit 2024, të nënshkruar nga sekretarja e atëhershme shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekic Duroviq.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR