• e premte, 05 dhjetor 2025

Spens para historisë për të qenë myslimani i parë në reprezentacionin anglez

Spens para historisë për të qenë myslimani i parë në reprezentacionin anglez

Londër, 4 shtator 2025 (MIA) - Futbollisti i Totenhemit, Xhed Spens mund të hyjë në histori si myslimani i parë që do të veshë fanellën e Anglisë, kumtoi sot "Skaj Sport".

Njëzet e pesëvjeçari Spens është mes dy debitantëve në përbërjen e seleksionuesit Tomas Tuhel për ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Andorës dhe Serbisë.

"E pashë atë. Është bekim, e pabesueshme. Isha i befasuar kur dëgjova se jam i pari. me të vërtetë jam pa fjalë", tha Spens.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ndjen presion që është lojtari i parë nga besimi i tij në ekipin kombëtar, ish-reprezentuesi rinor i Anglisë tha: "Ndoshta po, ndoshta jo. Nuk ndjej presion për gjëra të tilla. Vetëm luaj futboll me buzëqeshje dhe fat, tjetra do të vijë vetvetiu".

Lojtari mbrojtës i Totenhemit është hallkë e rëndësishme në përbërjen e ekipit londinez këtë sezon dhe rregullisht e cekë religjiozitetin e tij në rrjetet sociale. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR