• e hënë, 23 dhjetor 2024

Spasovski: Ulje e kriminalitetit në Ohër dhe Strugë në krahasim me vitin e kaluar

Spasovski: Ulje e kriminalitetit në Ohër dhe Strugë në krahasim me vitin e kaluar

Shkup, 18 qershor 2023 (MIA) - Krimi i përgjithshëm në rajonin e SPB Ohër në pesë muajt e fundit të vitit 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rënie prej 22 për qind, publikoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Në pjesën e vjedhjeve të rënda, siç thekson ai, gjatë vitit 2023, kemi ulje prej 38 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

"Kriminaliteti klasik në territorin e SPB Ohër në pesë muajt e parë të vitit 2023 ka shënuar ulje prej 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022", qëndron në njoftim.

Shton se shënojmë ulje në pjesën e krimit ekonomik ku këtë vit krahasuar me pesë muajt e parë të vitit të kaluar kemi ulje prej 38 për qind në territorin e SPB Ohër.

“Tendencë pozitive vërehet edhe në sferën e komunikacionit ku kemi ulje të të numrit të aksidenteve. Nga ana e SPB Ohër në pesë muajt e parë të vitit 2023 janë realizuar 52 aktivitete për parandalim", shkruan ministri.

Në zonën e SPB Strugë, poashtu edhe në pesë muajt e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vërejmë ulje prej 28 për qind të numrit të përgjithshëm të veprave penale.

"Në sferën e krimit klasik, këtë vit kemi ulje prej 31 për qind krahasuar me vitin e kaluar", theksohet në postimin e ministrit Spasovski.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR