• e hënë, 01 korrik 2024

Spasovski: Së pari t'i shohim pastaj do të marrim konkluzion për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Spasovski: Së pari t'i shohim pastaj do të marrim  konkluzion për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski në një deklaratë për mediat në Kuvend për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive, theksoi se nuk mundet të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë.

"Përsa i përket asaj se a do të japim mbështetje në lidhje me ligjet për atë që ata e quajnë reformë në administratë, ato ligje fillimisht duhet të vijnë zyrtarisht në Kuvend. Nuk mund të jepet mbështetje ose mosmbështetje për diçka që nuk është parë. Duhet të shohim ligjet. Çfarë shkruhet në to, cili është teksti zyrtar dhe në bazë të tij do të nxjerrim konkluzion, vendim si në nivel partie ashtu edhe në nivel të grupit parlamentar se a do të mbështeten këto ligje", tha Spasovski.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat komisione pret tu takojnë atyre, ai theksoi se ligjërisht është përcaktuar se cilat komisione u takojnë partive opozitare. 

"Ka një formulë për këtë, proporcionalitet sipas madhësisë së grupeve parlamentare. Së dyti, janë përcaktuar ligjërisht se cilat komisione janë të opozitës. Kështu që, në kuadër të asaj që i takon do të diskutojmë me partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvend, pastaj do të merremi vesh se sa komisione dhe kush do të jenë nga radhët e partive opozitare", deklaroi Spasovski.

Rreth asaj se kur pret të përfundojë ky proces, ai tha se dinamika për këtë varet nga kryetari i Kuvendit. 

"Dinamika se kur do të mbyllet i gjithë procesi, megjithatë varet nga kryetari i Kuvendit. Për ne është e rëndësishme që procesi të kalojë përmes konsultimeve në të cilat do të kemi përputhshmëri maksimale mes subjekteve politike, e gjithë kjo në mënyrë që Kuvendi të vazhdojë në mënyrë normale. Pra, pres që procesi të zhvillohet në mënyrë cilësore, dhe jo të shohim se kur do të përfundojë", theksoi Spasovski. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR