• e diel, 22 dhjetor 2024

Spasovski: Roli i sportit në krijimin e një stili jetese të shëndoshë i shton më shumë vlerë rëndësisë së tij universale

Spasovski: Roli i sportit në krijimin e një stili jetese të shëndoshë i shton më shumë vlerë rëndësisë së tij universale

Shkup, 7 dhjetor 2023

Sot (07.12.2023), ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski u drejtua me fjalim në Simpoziumin e 10-të Jubilar Ndërkombëtar të Sportit, në organizimin e Asociacionit të Gazetarëve Sportiv të Maqedonisë, Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Agjencisë për Sport dhe të Rinj si dhe me federatat sportive në vendin tonë në temën "Roli i sportit në krijimin e stilit të shëndetshëm të jetesës".

"Në kontekst të temës së sotme nga dita e ditës së dytë Simpoziumi-“Dhuna, kriminaliteti dhe korrupsioni në sport”, në kuptim të hyrjes së shkurtër, më lejoni të konstatoj, kurse me këtë besoj se të gjithë këtu pajtohemi, se sporti sot në nivel nacional dhe global tani më ka etabluar, ndër të tjerave, dhe si veprimtari e cila krijon vlera të mëdha ekonomike të pakontestueshme. Kuptohet, nëse nisemi nga kjo pikë e observimit duke folur për kapacitetet ekonomike dhe popullaritetit të madh, si produkte ndaj synimit të arritjeve më të larta sportive, është e pakontestueshme se edhe sporti si dhe të gjitha veprimtaritë tjera ekonomike është nën kërcënimin për profit në mënyrë kundërligjore. Aq sa janë më të fuqishme kapacitet nacionale për zhvillimin e industrisë sportive në të njëjtën masë janë të fuqishme edhe sfidat nga paligjshmëria, përkatësisht dukuria për kriminalitet ekonomik klasik, duke përfshirë edhe dukurinë e korrupsionit të varur nga fitimet e mëdha", potencoi Spasovski në fjalimin e tij.

Gjegjësiht, duke bërë një rezyme, ai theksoi se sot në Evropë nuk ka shërbim policor i cili nuk është i vetëdijshëm për kërcënimet e tilla në sport, pas sportistëve, pas punëtorëve sportiv dhe në fund të fundit edhe në tifozët e sportit.

"Në këtë drejtim është e domosdoshme nevoja për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet aktivizmit sportiv dhe institucioneve për zbatimin e ligjeve në drejtim të mirëmbajtjes, ruajtjes dhe avancimit të të gjitha vlerave të virtytshme të cilat i përmban sporti dhe i transferon te njerëzit: lojë e ndershme, bashkim, solidaritet, përpjekje reale, vullnet të mirë, etj. Bashkëpunimi, i cili në të njëjtën kohë është një digë parandaluese nga përpjekjet sporti të shndërrohet në diçka që as nuk i ka hije, as nuk i takon natyrës së tij thelbësore", tha Spasovski duke potencuar rëndësinë dhe rolin e mediumeve, para së gjithash në segmentin e tyre të specializuar të njohur si gazetari sportive.

Me këtë rast, ministri Spasovski ndau çmim për maratonistin më të mirë në not, Diki Bojaxhi duke i uruar edhe shumë çmime të tjera, lumturi personale dhe familjare.

Sektori për Marrëdhënie me Publikun

Ministria e Punëve të Brendshme

________________________________________________________________________________________

 MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR